Më 18 Qershor 2019, Rrjeti i Shitësve me Pakicë pati takim me Prodhuesit e pemëve dhe perimeve ku fasilitues i takimit ishte Projekti AGRO (Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale) i cili financohet nga USAID. Takimi u zhvillua me diskutimin në mes dy palëve (RRSHP dhe prodhuesit vendor të pemëve dhe perimeve), ku dy palët prezantuan kërkesat dhe ofertat e tyre.
Kërkesat e anëtarëve të RRSHP përfshinë:
•Certifikimin e produkteve
•Furnizimi i rregullt
•Kualitet dhe cilësi të produkteve
•Fiskalizim
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u propozuan edhe zgjidhjet potenciale të disa problemeve të përbashkëta. Për të ardhmen mbetet zhvillimi i disktimeve të tilla të cilat ndikojnë në zhvillim të përbashkët ekonomik dhe shoqëror.
LINK: https://www.facebook.com/rrshp/posts/613396879162004?__tn__=-R