20 maj 2021 – Takim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Rrjeti i Shitësve me Pakicë ka mbajtur një takim me përfaqësues nga Fondi Kosovar per Garanci Kreditore me qëllim të diskutimit mbi instrumentet financiare në zbatim dhe mbështetjen që Fondi ofron përmes garancive kreditore.

Në takim prezent ishte Drejtori Menaxhues i FKGK, z. Besnik Berisha, Nora Arifi, si dhe Kastriot Kepuska të cilët elaboruan mbi mandatin e Fondit si dhe mbi dritaret të cilat ofrojnë lehtësime në procesin e marrjes së kredive. Poashtu, u theksua qe me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, FKGK ofron garanci kreditore deri në 80% për NMVM, gjërsa ky instrument financiar ka ndikuar shumë pozitivisht në stimulimin e kredive të reja dhe ka luajtur një rol të efektshëm në zbutjen e ndikimit të pandemisë në ekonomi.

Yllka Metaj, Drejtoreshë Ekzekutive në Rrjetin e Shitësve me Pakicë, theksoi se bizneset janë ballafaquar me humbje të mëdha si rezultat i pandemisë si dhe vlerësoi lart masat e ndërmarra nga FKGK për ofrimin e garancive kreditore deri në 80% për NMVM si një kërkesë edhe e organizatës gjatë periudhës së hartimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Gjithsesi, u theksua se qasja në financa mbetet problematike për shumë biznese sidomos në këtë periudhë dhe se në këtë drejtim, në koordinim me bankat komerciale duhet të konsiderohen kërkesat për kolateral si dhe të ulën normat e interesit për të reflektuar dhe garancitë që ofron FKGK.

Anëtarët gjithashtu diskutuan mbi mungesën e qarkullimit të parasë së gatshme nga humbjet e shkaktuara nga pandemia si dhe rënien e konsumit në përgjithësi që ka ndikuar në tkurrjen e operimeve të shumë bizneseve dhe rrjedhimisht në shkurtim të vendeve të punës dhe stagnim të zhvillimit.