Zgjedhet Bordi i Ri Drejtues i Rrjetit të Shitësve me Pakicë

13 Maj 2020, Prishtinë – Rrjeti i Shitësve me Pakicë mbajti mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç’rast zgjodhi Bordin e ri Drejtues me mandat katër (4) vjeçar dhe anëtarët e Bordit të pa titulluar me mandat dy (2) vjeçar.

 

Në pozitën e Kryetarit apo Presidentit të Rrjetit të Shitësve me Pakicë u zgjodh, z. Korab Hoxha, Zëvendës Drejtor në kompaninë Viva Fresh Store ndërsa Nënkryetar u zgjodh z. Agon Gashi, Drejtor dhe Pronar në Meridian Express. Sekretari i Përgjithshëm u zgjodh, z. Vigan Salihu, Drejtor Ekzekutiv në kompaninë JYSK ndërsa në pozitën e Thesarit u zgjodh z. Sokol Ismaili, Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë InterEx.

 

Drejtoresha Ekzekutive e RRSHP-së, zj. Yllka Metaj përshëndeti zgjedhjen e Kryesisë së re duke theksuar sfidat dhe mundësitë që e presin Rrjetin e Shitësve me Pakicë. Gjithashtu, rëndësi ju dha zhvillimit të sektorit dhe adresimit të menjëhershëm të disa vështirësive që po ballafoqohen bizneset e përfshira në shitje me pakicë.

 

Në përputhshmëri me statutin e Rrjetit të Shitësve me Pakicë janë zgjedhur edhe 3 anëtarë me të drejtë vote për mandate 2 vjeçar në pozita të patitulluara të cilët janë: z. Betim Humolli nga kompania Albi, znj. Ernesta Zhubi, nga kompania Prince Coffee House dhe z. Gojart Shaqiri, nga kompania AZTECH.

 

Vlen te theksohet se Rrjeti i Shitesve me Pakicë ka për qëllim që të mbështesë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike reciproke të dobishme mes anëtarëve të rrjetit në njërën anë dhe institucioneve të Kosovës nga ana tjetër.