Takimi mes Rrjetit të Shitësve me Pakicë dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve

Sot me datë 2 mars 2020, anëtarët e Rrjetit të Shitësve me Pakicë organizuan takim me Ministria e Financave dhe Transfereve / Republika e Kosovës, konkretisht me Zëvendësministrat z. Agim Krasniqi dhe z. Ilir Aliu, si dhe këshilltarët përkatës ku u diskutuan sfidat e vazhdueshme me të cilat këto biznese ballafaqohen tash e disa vite e që ndikojnë në zhvillim të mëtutjeshëm.

Temat e diskutuara ishin:
• çështja e kallos dhe mundësia e gjetjes së një alternative e cila do i trajtonte humbjet në mënyrën e duhur,
• mundësia e reduktimit të normës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për sektorin e ushqimit të ushqimit të shpejtë dhe shërbimit,
• mundësia e mbledhjes së TVSH-së për produkte të importuara në brendi si dhe,
• nevoja e angazhimit të shtuar për fiskalizimin e subjekteve ekonomike

Si përfundim, u theksua nevoja e organizimit të takimeve të vazhdueshme për trajtimin e duhur të problematikave që këto biznese ballafaqohen në baza ditore, e të cilat ndikojnë jo vetëm në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e bizneseve por dhe në ekonominë gjithëpërfshirëse të vendit.