Takimi mes Rrjeti i Shitësve me Pakicë dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z. Vesel Krasniqi

Sot, Rrjeti i Shitësve me Pakicë u takua me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z. Vesel Krasniqi, ku diskutuan lidhur me situatën e rënduar ekonomike si pasojë e pandemisë, sfidat e sektorit të shitjes me pakicë dhe nevojën e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim të trajtimit të çështjeve që pengojnë zhvillimin ekonomik.

Ministri Krasniqi shprehu gatishmërinë për të intensifikuar dialogun publiko-privat me qëllim të tejkalimit të krizës dhe krijimit të parakushteve për zhvillim të sektorëve të ekonomisë, gjërsa nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë u ngriten tema si nevoja e formalizimit të tregut, lejimi i ushtrimit të veprimtarive ekonomike të dielave të punës dhe festave zyrtare, si dhe nevoja e trajtimit të boshllëqëve ligjore përmes Ligjit për Tregti të Brendshme, ndër të tjera.

Ministri Krasniqi, u zotua që do të mbajë kontakt të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit në mënyrë që të gjehen alternativat e duhura që trajtojnë të gjitha çështjet ekonomike në mënyrë të duhur dhe mundësojnë për zhvillim të qëndrueshëm të subjekteve afariste.

Anëtarët e Rrjetit të Shitësve me Pakicë e uruan z. Krasniqin për detyrën e re dhe shprehen gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të vazhdueshëm mes palëve.