Takimi me Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – MTI

 

Më 11 Korrik 2019, Rrjeti i Shitësve me Pakicë pati takim me Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – MTI ku u diskutua rreth Ligjit për Tregti të Brendshme.

Pjesë e këtij takimi ishin anëtarët nga kompanitë Viva Fresh Store, Maxi, Albi, JYSK, përfaqësues nga projekti i Zyrës së Bashkimit Evropian – në cilësinë e ekspertit në hartimin e këtij draft Ligji z.Emrush Ujkani, Udhëheqsja e Departamentit të Tregtisë në MTI znj. Sytrime Dërvisholli si dhe i ftuar special ishte Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi.

Në këtë takim është diskutuar përmbajtja e Ligjit si dhe fazat e deritanishme të procesimit të Ligjit.

Duke qenë që anëtarët e Shoqatës Rrjeti i Shitësve me Pakicë janë kontribues të mëdhenjë në ekonominë e vendit, padyshim që harmonizimi me akterët e tjerë të përfshirë në këtë çështje është i rëndësishëm në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë dhe në interes të përbashkët.

Si përfundim Rrjeti i Shitësve me Pakicë mbetet i hapur që bashkarisht me grupe të ndryshme të interesit të harmonizojmë qëndrimet rreth këtij Ligji.

LINK: https://www.facebook.com/rrshp/posts/627773114391047?__tn__=-R