Rrjeti i Shitësve me Pakicë zhvilloi takimin me përfaqsuesit e projektit AGRO – Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale – projekt i cili financohet nga USAID.

 

Sot, Rrjeti i Shitësve me Pakicë zhvilloi takimin me përfaqsuesit e projektit AGRO – Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale – projekt i cili financohet nga USAID.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi dhe harmonizimi i objektivave që kanë për qëllim fuqizimin e prodhuesve vendor duke përdorur kanalet e shitjes me pakicë në mënyrë që t’i ofrohet konsumatorit prodhimet kualitative vendore e që në këtë rast me theks të veqant janë pemët, perimet si dhe prodhimet e bylmetit.

Vlen të theksohet se anëtarët e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, janë gjithmonë të gatshëm për bashkpunime që ndihmojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e përbashkët ekonomike dhe shoqërore.