Rrjeti i Shitësve me Pakicë së bashku me Odën e Afarizmit zhvilluan takim me Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës

 

Sot, Rrjeti i Shitësve me Pakicë së bashku me Odën e Afarizmit zhvilluan takim me Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës z. Fehmi Mehmeti ku përveq tjerash u theksuan tri çështje me rëndësi për Rrjetin e Shitësve me Pakicë e që janë: unifikimi i POS-ave në një POS të vetëm, harmonizimi i tarifave të “Swipe fees” me vendet e rajonit si dhe u shpreh shqetësimi i gjendjes aktuale lidhur me tarifat shtesë në përdorim të POSave të bankave të ndryshme krahas kartelave të lëshura nga Visa apo Master Card.

Gjithashtu, kërkes tjetër ishte edhe pjesëmarrja e Rrjetit në takimin e rradhës në Këshillin Kombëtar të Pagesave në kuadër të BQK-së, kërkes e cila mori aprovimin e menjëhershëm.

Ky takim u zhvillua si rezultat i memorandum bashkëpunimit në mes Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë.