Rrjeti i Shitësve me Pakicë (RRSHP) dhe Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

 

Rrjeti i Shitësve me Pakicë (RRSHP) dhe Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në mbështetje të marrëdhenieve ekonomike reciproke në mes të anëtarëve të RRSHP-së dhe OAK-ë në njërën anë dhe insitucioneve të Republikës së Kosovës në anën tjetër.

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK), kryesuar nga Skender M Krasniqi Kryetari i Bordit, pritën në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjeti i Shitësve me Pakicë (RRSHP), Yllka Metaj Shaqiri, me qëllim të nënshkrimit të  Memorandum Bashkëpunimit.

Ky bashkëpunim synon që të mbrojë mjedisin, konsumatorët dhe subjektet ekonomike. Prandaj, besojmë fuqimisht që bashkëpunimi i tillë do të ndihmojë në rritje dhe zhvillim të ekonomisë në vend.