Rrjeti i Shitësve me Pakicë pjesë e ngjarjes Regjionale të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Oda e Afarizmit të Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, USAID dhe Western Balkans Fund

 

Rrjeti i Shitësve me Pakicë pjesë e ngjarjes Regjionale të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Oda e Afarizmit të Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, USAID dhe Western Balkans Fund.

Aktualisht në këtë ngjarje po diskutohet lidhur me lehtësimin e tregtisë përmes bashkëpunimit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë përmes panelistëve: z. Gjako Tanasoski, Drejtor i Drejtorisë Doganore së RMV, z. Bahri Berisha, Drejtor i Drejtorisë Doganore së Republikës së Kosovës, z. Arlind Gjokuta, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave i Republikës së Shqipërisë, dhe z. Gjergj Murra, Drejtor i Western Balkan Fund.

Në pjesën e dytë të kësaj ngjarje pritet të diskutohet mbi mundësitë e bashkëpunimit, investimeve dhe qasjet e përbashkëta në tregjet rajonale dhe më gjerë. Gjithashtu, do të ketë edhe takime në mes kompanive B2B që janë prezent në këtë ngjarje.

Vlen të ceket që Rrjeti i Shitësve me Pakicë sheh me interes të veqant ngjarje të tilla të cilat mund të kenë ndikim të veqant në sektor të ndryshëm në ekonominë e vendit dhe rajonit.