Rrjeti i Shitësve me Pakicë pjesë e emisionit ‘Start-Up’ në RTV21

Rrjeti i Shitësve me Pakicë pjesë e emisionit ‘Start-Up’ në RTV21 , ku u diskutua lidhur me masat e marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID 19 dhe nevojës për ndihmë financiare për biznese. Pjesë e këtij diskutimi ishin edhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Kryetari i Shoqatës së Zejtarëve dhe përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve.
Humbjet e shkaktuara bizneseve si rezultat i mbylljeve dhe kufizimeve rrezikojnë ekzistencën e tyre dhe rrjedhimisht qindra vende të punës, prandaj është e nevojshme që institucionet qeverisëse të mbështesin bizneset dhe të injektojnë para në ekonomi, pavarësisht se sa e vështirë është të balancosh në mes të shëndetit dhe ekonomisë.