Rrjeti i Shitësve me Pakicë përgëzon arritjen e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës

Rrjeti i Shitësve me Pakicë përgëzon arritjen e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar si një hap esencial për trajtimin e çështjeve të cilat kanë penguar fuqizimin dhe zhvillimin e sektorit privat në përgjithësi, e atë të shitjeve me pakicë në veçanti.

Në këtë drejtim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë thërret institucionet e themeluara që pa humbur kohë të angazhohen në vazhdimin e reformave në legjislacionit e vendit, duke e vënë atë në përputhshmëri me praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian. RRSHP konsideron të rëndësishëm disa çështje dhe sfida të cilat kërkojnë vëmendje të menjëhershme, siq janë:

 Reduktimi i ekonomisë joformale që po vazhdon të krijoj humbje të mëdha edhe për buxhetin e shtetit dhe për bizneset formale;
Distancimi i Qeverisë së re nga politikat populiste të ndërmarra më heret e që janë në shpërputhje me dispozitat kushtetuese mbi ekonominë e lirë të tregut dhe të cilat shtrembërojnë konkurrencën e lirë e që gjithashtu është në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit si dhe ndikon drejtëpërdrejtë në vështirësimin e operimeve të bizneseve në sektorin e shitjeve me pakicë;
Trajtimi i kallo-s/firo-s në produkte/mallra përmes legjislacionit;
 Ulja e normës së TVSH-së për sektorin e ushqimit të shpejtë dhe shërbimit që do të rezultonte në hapjen e vendeve të reja të punës në këtë sektor, investime në teknologji të reja të prodhimit dhe përpunimit të ushqimit të shpejtë, si dhe në uljen e çmimeve të produkteve gjë që kishte me ndiku në rritje të konsumit;

Rrjeti i Shitësve me Pakicë, konsideron se vonesat për themelimin e institucioneve kanë detyruar bizneset që të operojnë në suaza të ambiguitetit duke vështirësuar operimet e tyre dhe pamundësuar ndërmarrjen e vendimeve për zgjërimin e tyre të mëtejshëm. Megjithatë, RRSHP shpreson se institucionet e posa themeluara do të rezultojnë në rritjen e besueshmërisë tek bizneset dhe trajtimin e duhur të çështjeve të cilat pamundësojnë zhvillimin e vendit.

Në përfundim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë uron Qeverinë e re për mandatin ndërsa thekson se mbetën të angazhuar në ofrimin e alternativave të cilat mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit privat në përgjithësi, dhe sektorit të shitjeve me pakicë si punëdhënësin më të madh në Kosovë në veçanti.