Rrjeti i Shitësve me Pakicë pati takim me përfaqësuesit e KCBS (Kosovo Center for Business Support)

 

Me datë 7 Nëntor 2019, Rrjeti i Shitësve me Pakicë pati takim me përfaqësuesit e KCBS (Kosovo Center for Business Support) me Drejtor Ekzekutiv, Z. Nazmi Pllana, dhe Menaxhere Projekti, Znj. Alma Qupeva. KCBS është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2012 që momentalisht merret me aktivitetet për kujdesje ndaj ambientit e më konkretisht me problematikën rreth qeseve të plastikës. Projekti “Një Kosovë pa qese plastike” është projekt në fazën e dizajnimit që për qëllim ka mbrojtjen e ambientit nga qeset e plastikës.

Në këtë takim u diskutuan planet rreth mbledhjes së rekomandimeve nga ana e bizneseve; procesi i dorëzimit të rekomandimeve tek palët punuese; dhe rëndësia e përfshirjes së këtyre rekomandimeve në proceset e mëtutjshme nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Si përfundim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë mbetet i hapur të bashkëpunoj me organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e mjedisit, konsumatoreve si dhe subjekteve ekonomike.