Rrjeti i Shitësve me Pakicë organizoi takim me Drejtorinë për Punë Inspektuese

Prishtinë, 24 qershor 2020 – Me qëllim të adresimit të shqetësimeve të komunitetit të biznesit në Komunën e Gjakovës, Rrjeti i Shitësve me Pakicë organizoi takim me Drejtorinë për Punë Inspektuese ku u diskutua lidhur me rolin e inspektoratit në mbarëvajtjen ekonomike lokale dhe u ngriten cështjet me interes për komunitetin e biznesit në mënyrë që të evitohen parregullsitë e mundshme.

Marrë parasyshë situatën e krijuar me pandeminë COVID 19, u theksua nevoja e mirëkuptimit dy-palësh në mënyrë që të mundësohet rimëkëmbja e bizneseve dhe ushtrimi i aktivitetit ekonomik.

Me miratim të Bordit të Drejtorëve të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, në takim u diskutua edhe lidhur me shqetësimet e anëtarit JYSK për sa i përket trajtimit të produkteve në zbritje dhe përshkallëzimit të cmimeve, ku në mirëkuptim me inspektoratin u dakordua për përmirësimin e gjendjes dhe tejkalimin e situatës.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë, theksoi të nevojshëm thellimin e bashkëpunimin me qeverisjet lokale me qëllim të fuqizimit të ekonomisë lokale si shtyllë për zhvillimin e vendit.