Rrjeti i Shitësve me Pakicë mirëpret vendimin e Bankës Qëndrore lidhur me kryerjen e pagesave përmes terminaleve POS, pa kosto shtesë.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë mirëpret vendimin e Bankës Qëndrore lidhur me kryerjen e pagesave përmes terminaleve POS, pa kosto shtesë.

Duke u bazuar në praktikat rajonale dhe ato të BE-së, Rrjeti i Shitësve me Pakicë vazhdimisht ka vënë theks të veqant mbi cështjen e unifikimit të POS-ave, tarifave të këmbimit si dhe tarifave të POS-ave të një banke në tjetrën, andaj, Amendamentimi i “Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike”, që pritet të hyjë në fuqi nga data 1 Shkurt 2020 padyshim që është arritje për të përgëzuar punën e BQK-së.

Tarifa duke mos involvuar kosto ndaj përdoruesit për transaksionet e realizuara me kartela për pagesën e mallrave apo shërbimeve në POS terminale të institucioneve financiare që operojnë në Kosovë, besojmë që do të ketë ndikim jo vetëm tek konsumatorët apo përdoruesit aktual të kartelës por do të mundësoj edhe rritjen e përdorimit të kartelave, si shërbim më efikase për të kryer pagesa.

Si përfundim, Rrjeti i Shitës me me Pakicë beson se bashkëpunimi me BQK-në si dhe Institucionet e tjera Shtetërore nuk do të mungojë as në të ardhmën.