Rrjeti i Shitësve me Pakicë mbështet kërkesat e gastronomëve

Situata e rënduar ekonomike si pasojë e shpërthimit të pandemisë COVID 19 kërkon intervenimin e strukturave shtetërore për garantimin e mbarëvajtjes ekonomike.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë vlerëson se situata në sektorin e shitjes me pakicë në tërësi është e palakmueshme, ndërsa në atë të gastronomisë tejet e rënduar.

Kufizimi i lëvizjes së lirë si mjet për ndalimin e përhapjes së virusit ka rezultuar të jetë i paefektshëm në uljen e rasteve të infektimit gjërsa të ardhurat e bizneseve kanë rënë ndjeshëm duke rrezikuar të ardhmen e tyre.

Rrjeti bën thirrje spektrit politik që të përshpejtohet procesi i miratimit të rishikimit të buxhetit dhe të arrihet konsensus lidhur me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike ku duhet të parashihet vazhdimi i subvencionimit të pagave dhe qirave, mundësia e riprogramimit të kredive, shtyerja e obligimeve financiare dhe deklarimeve, ulja e normës së TVSH-së në 8% për sektorin e HoReCa.