Rrjeti i Shitësve me Pakicë ishte pjesë e takimit me Grupin Koordinues për trajtimin dhe adresimin e çështjeve ekonomike dhe problemeve qe ka sektori privat, si rezultat i përballjes me pandeminë COVID-19.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë ishte pjesë e takimit me Grupin Koordinues për trajtimin dhe adresimin e çështjeve ekonomike dhe problemeve qe ka sektori privat, si rezultat i përballjes me pandeminë COVID-19.

Në takimin e parë të këtij grupi u adresuan vështirësitë mjaftë të rëndësishme në të cilat kalon sektori privat dhe u propozuan masat konkrete të cilat duhet marë për të tejkaluar ato vështirësi, ku mund t’i lexoni në postimin më poshtë.

 

🎯Sigurimi i kredive nga Bankat Komerciale për bizneset në vështërsi, ku shteti paraqitet si garantues dhe mer përsipër interesin.Kredi për 24 muaj, dhe afat 6 mujor për fillimin e pagesës së këstëve.
🎯Ndryshimi Ligjit të Prokurimit Publik për periudhë të caktuar, së paku dyvjeqare ku do të aplikohej faktori preferencial për kompanitë vendore.
🎯Të filloj projekti i digjitalizimit i të gjitha proceseve institucionale në Kosovë duke shfrytëzuar ekskluzivisht shërbimet e sektorit të IT në Kosovë. Këtë sektorë më së miri e ndihmojmë dukeu u dhënë punë e që eshtë në interes të dyanshëm.
🎯Ndryshimi I Ligjit të TVSH-së me kërkesat e kohës e posaqerisht mënyra e inkasimit të TVSH-së. Kjo të bëhet pas shitjës së mallit e jo me rastin e importit. Një ndihmesë për likuiditetin e kompanive importuese.
🎯Mbështetje e veqantë për Bisneset e grave e që janë kryesisht mikrobiznese dhe bisnese të vogla. Për këto biznese përpos përfitimeve nga masat e rregullta ne ndihmë bizneseve ne përgjithësi të ju alokohen grante në bazë të madhësisë së bizneseve. Këto biznese janë të atakuar më se shumti. Vështërsitë e tyre do të vazhdojnë edhe pas lehtësimit të masave pasi që qerdhet dhe shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura, nevoja e përkujdesit të shtuar për të moshuarut në familje ju bie atyre,mungesa e transportit public dhe ndërurban janë disa nga faktorët kryesorë që pamundësojnë qasjën në tregun e punës të vajzave dhe grave të Kosovës.
Kjo kategori duhet të trajtohet me ndjeshmëri të veqantë në interes të avansimit tonë si shoqëri në tërsi.