Rrjeti i Shitësve me Pakicë ishte pjesë e takimit me Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit

Prishtinë, 23 qershor 2020

Me ftesë të Odës Ekonomike të Kosovës, Rrjeti i Shitësve me Pakicë ishte pjesë e takimit me Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit (Chamber Investment Forum) ku u diskutua lidhur me nevojën e lehtësimit të tregtisë me mallra.

Në takim morën pjesë biznese të sektorëve të ndryshëm të rajonit si nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, e Serbia të cilët në prezencën e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Sekretariatit të CEFTA-së, RCC dhe organizatave të tjera, adresuan çështjet të cilat pengojnë integrimin ekonomik të rajonit.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë konsideron të nevojshëm thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbetet në dispozicion të trajtimit të çështjeve të cilat mundësojnë zhvillimin e sektorit të shitjes me pakicë në vend.