Rrjeti i Shitësve me Pakicë ishte pjesë e emisionint IMAZH në RTK ku u diskutua rreth ditës së diel si ditë pushimi.

Me datë 19 Shkurt, 2020 – Rrjeti i Shitësve me Pakicë ishte pjesë e emisionint IMAZH në RTK ku u diskutua rreth ditës së diel si ditë pushimi.

Qëndrimi i Rrjetit të Shitësve me Pakicë është që ndalimi i veprimtarisë tregtare ditën e diele përveq që cenon konkurrencen e lirë – e drejtë e garantuar me dispozita kushtetuese gjithashtu, bart në vete pasoja të tilla, si:

1. Shkurton numrin e punëtorëve për 20%,
2. Dëmton ekonominë lokale dhe atë qëndrore, si dhe
3. Imponon që paraja të dërgohet në vendet më të afërta të rajonit.

Andaj, si përfundim bëjmë thirrje që qeveria qëndrore dhe qeveritë lokale/komunale duhet të përkrahin dhe inkurajojnë politika të cilat lehtësojnë zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve private, ashtu që ato të mund të luajnë rolin e tyre të duhur në përmirësimin e situatës shoqërore dhe ekonomike e jo politika të cilat dëmtojnë edhe më shumë situatën aktuale.

Shiko emisionin.