Punëtoria mbi Planin Strategjik të Rrjetit të Shitësve me Pakicë

 

Me 9 Maj 2019, Rrjeti I Shitësve me Pakicë ishte pjesë e punëtorisë një ditore e mbajtur me temë mbi Planin Strategjik të RRSHP. Kjo punëtori është përqëndruar në mekanizma kundrejtë zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, me theks të veqant në pjesën e tregtisë, si faktor i rëndësishëm ekonomik dhe shoqëror.

Mysafirë dreke kishim z. Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës i cili ndau me ne disa praktika dhe njohuri rreth zhvillimeve ekonomike në vend dhe rajon.

Vlenë të ceket që Rrjeti i Shitësve me Pakicë është organizatë jofitimprurëse, joqeveritare e themeluar nga vet anëtarët e saj.

Në Kosovë, shitja me pakicë është punëdhënësi më i madh i sektorit privat në vend. Anëtarët e rrjetit tonë të shitjes me pakicë mbështesin mbi 15,000 vende pune në Kosovë. Anëtarët e shoqatës janë: ETC, Viva Fresh Store, Interex, Super Viva, Meridian Express, Albi Market, Maxi, KFC, Prince Coffee House, dhe JYSK.

LINK: https://www.facebook.com/rrshp/posts/588857511615941?__tn__=-R