Përfaqësues të Rrjetit të Shitësve me Pakicë takuan sot Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, z. Valon Prestreshi dhe komisioneren znj. Fatime Haziri

Përfaqësues të Rrjetit të Shitësve me Pakicë takuan sot Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, z. Valon Prestreshi dhe komisioneren znj. Fatime Haziri ku u diskutua shqetësimi i temës së ngritur rreth ditës së diel si ditë pushimi.

Të dy palët ishin dakord që një rregull e tillë cenon konkurrencen e lirë – e drejtë e garantuar me dispozitë kushtetuese në Republikën e Kosovës.

Prandaj, vlenë të ceket që Rrjeti i Shitësve me Pakicë do të vazhdojë ndërrmarrjen e hapave të mëtutjeshëm duke takuar edhe akter të tjerë qofshin ata monitorues, vendimarrës apo inicues të politikave/rregullave të tilla në mënyrë që të kuptohet realisht dhe praktikisht efekti destabilizues, desktruktiv dhe dëmtues që mund të ketë një rregull i tillë për ekonominë dhe shoqërinë e Republikës së Kosovës.

 

Lexo me shume…