Njoftim rreth qëndrimit të Rrjetit të Shitësve me Pakicë kundrejtë përdorimit të qeseve të plastikës

 

Më 23 Prill 2019, Rrjeti i Shitësve me Pakicë morri pjesë në tryezën për diskutim rreth zgjidhjes së problematikës kundrejtë përdorimit të tepërt të qeseve të plastikës në vend dhe mundësisë së shqyrtimit të Udhëzimit Administrativ.

Diskutimi/takimi ishte organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku prezent ishin akter të ndryshëm si përfaqësues të Kabinetit të Ministrit Matoshi, Zyra Ligjore në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, Drejtoria e Mjedisit brenda Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, ekspert të fushës, përfaqësues së Odës Ekonomike Amerikane, prodhues vendor të qeseve, përqafësues së Klubit të Prodhuesve, anëtarë nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë si dhe Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në poziten e monitoruesit duke marr për bazë punën kërkimore të implementuar dhe me rekomandime nga IQ Consulting.

Me këtë rast, Shefi i Kabinetit i MMPH-së z. Zijadin Geci shpehi rëndësinë e bashkëpunimit dhe dëgjimit të interesave dhe perspektivave të të gjithë akterëve në tavolinë, me qëllim të arritjes të një të mire të përbashkët për vendin dhe mjedisin. Gjatë bashkëbisedimit u treguan praktika të ndryshme në rajon dhe botë, duke theksuar qëndrime të tilla si atë që Parlamenti Europian ka votuar Ligjin e ri që nga viti 2021 ndalon plotësisht shitjen e produkteve plastike një përdorimshe. Apo praktika të tilla si Danimarka ku për kokë banori konsumohen vetëm 4 qese në vit. Përderisa në Kosovë një praktikë e tillë vetdijsuese ende nuk eshtë duke ndodhur. Meqënëse, përdorimi i qeseve të cilat vijnë si rezultat i blerjeve të përditshme (kryesisht tek sektori i shitjeve me pakicë), Rrjeti i Shitësve theksoi që qëndrojnë në mbrojtje të mjedisit andaj, edhe shprehën interesimin e bashkëpunimit maximal me të gjitha palët e interest për të arritur qoftë tek vetdijësimi i popullatës përmes mekanizmave të ndryshëm apo zgjidhje të tjera të cilat kishin me qenë në të mirë të përbashkët.

 

LINK: https://www.facebook.com/rrshp/photos/a.514716292363397/579604932541199/?type=3&theater