Letër e hapur drejtuar Qeverisë së Kosovës

Në të gjithë botën, qytetarët po ndjejnë efektet ekonomike të kësaj pandemie dhe të njejtat do të paraqiten dhe në Kosovë. Teksa disa biznese po operojnë bashkërisht në kushte të pazakonta dhe të vështira që të sigurojnë qytetarët me produktet e nevojshme, biznese të tjera në sektorin e shitjeve me pakicë janë mbyllur tërësisht dhe rrezikojnë ekzistencën e tyre.

Situata e emergjences së shëndetësisë publike padyshim që ka dëmtuar bizneset, dhe do të pamundësojë kompenzimin e të punësuarve për kontributin e tyre.

Ne e konsiderojmë të mundshëm parandalimin e një rënie të aktivitetit ekonomik po që se institucionet qeverisëse do të marrin masat e duhura në një kohë të shkurtër.

Qeveria duhet të marrë menjeherë masa të menjëhershme ekonomike për të siguruar mbarëvajtjen ekonomike dhe mirëqënien e qytetarëve gjatë kësaj periudhe të përhapjes së pandemisë COVID-19. Qeveria e Kosovës duhet të marrë në konsideratë:

a) Subvencionimin e pagave të sektorit privat

b) Pagesat e kësteve të kredive dhe obligimeve të tjera bankare të shtyhen për tre (3) muaj,

c) Lehtësimin e pagesës së qirave përmes lirimit nga tatimi në burim,

d) Pezullimin e ligjit për përmbarim, dhe

e) Shqyrtimin e mundësisë së mbledhjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në brendi