Kontributi i Rrjetit të Shitësve me Pakicë, së bashku me anëtarët e saj Super Viva dhe Meridian Express, për nismën e klubit The International Club of Prishtina

 

Sot, Rrjeti i Shitësve me Pakicë së bashku me anëtarët e saj, Super Viva dhe Meridian Express, u solidarizuan me nismën e klubit The International Club of Prishtina’ duke kontribuar disa donacione për gratë e burgosura në burgun e Lipjanit si dhe për shoqatën e bamirësisë Nënë Tereza.

Vlen të theksohet se Rrjeti i Shitësve me Pakicë, së bashku me anëtarët e saj do të jenë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunime që kanë për qëllim rritjen e mirëqenies shoqërore.