Konferenca me Ministrinë e Drejtësisë

 

Me datë 18 Prill 2019, Rrjeti i Shitësve me Pakicë (RRSHP) morri pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë e cila u zhvillua në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, me temë mbi themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila do të jetë adresë për trajtimin e çështjeve komerciale.

Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtar dhe komuniteti i biznesit. Nga rekomandimet e dala, krijimi i një Gjykate Komerciale do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj në zgjidhjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të kontesteve komerciale.

Përveq themelimit të Gjykatës Komercial hapsirë në diskutim ju jap edhe mekanizmave të tjerë alernativë, ndërmjetësimit dhe arbitrazhit dhe faktorëve të tjerë ndër-insitucional për të fuqizuar sektorin e sundimit të ligjit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

LINK: https://www.facebook.com/rrshp/photos/a.514716292363397/577991309369228/?type=3&theater