Komunikatë për medie – Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon që të zgjatet orari i punës për festat e fundvitit

Bazuar në takimin e ditës së djeshme me Zyrën e Kryeministrit Hoti, Rrjeti i Shitësve me Pakicë ripërserit kërkesën për zgjatjen e orarit të punës dhe unifikimin e tij për të gjitha komunat si nevojë thelemore për evitimin e turmave për festat e fundivitit dhe për garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive ekonomike gjatë kësaj periudhe të gjendjes emergjente të shëndetit publik.
Marrë parasysh situatën në terren dhe me mbylljen e institucioneve të arsimit ditëve në vijim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të zgjatet orarin i lejuar i punës në mënyrë që të ruhet shëndeti publik dhe të garantohet zbatimi i masave.
Është evidente që kur kufizimi orarit të punës dhe lëvizjes ka qenë për kohë më të gjatë, konkretisht deri në orën 23:30, numri i infektuarve në raport me numrin e testimeve ka qenë shumë më i vogël. Si ilustrim:
• Gjatë muajit Dhjetor, mesatarja e infektimeve për 10 ditë e para del të jetë 37.19% në raport me testimet e bëra, (orari i kufizuar deri në 18:00, 19:00 apo 20:00)
• Gjate muajit Nëntor, mesatarja e infektimeve ka qenë 39.81% në raport me numrin e testimeve, ndërsa (orari i kufizuar deri në 18:00, 19:00 apo 20:00)
• Gjatë muajit Tetor, mesatarja e infektimeve ka qenë 14.21% ne raport me numrin e testimeve të bera (orari i kufizuar deri në orën 23:30)
Andaj, ne ritheksojmë se zgjatja e orarit të punës dhe lëvizjes është një nevojë e domosdoshme e komunitetit të biznesit në mënyrë që situata e krijuar mos të ketë implikime më të mëdha jo vetëm në shëndetin publik por edhe në ekonominë e vendit.
Photo credits: Ermal Meta