Shoqata “Rrjeti i Shitësve me Pakicë” (RRSHP) është organizatë jofitimprurëse, joqeveritare e themeluar nga anëtarët e saj, në mbështetje të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike reciproke të dobishme mes anëtarëve të Rrjetit në njërën anë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në anën tjetër. Si Shoqatë mbështet çështje të ndryshme që synojnë të mbrojnë konsumatorët, mjedisin dhe subjektet ekonomike.

Shitja me pakicë është punëdhënësi më i madh i sektorit privat në vend. Anëtarët e rrjetit tonë të shitjes me pakicë mbështesin mbi 15,000 vende pune në Kosovë. Ato përfshijnë – ETC, Viva Fresh Store, Interex, Prince Coffee Shop, Meridian Express, Super Viva, Maxi, Albi Shopping, JYSK, KFC dhe The North Unicorn.

Misioni dhe objektivi I RRSHP është që të jetë urë lidhëse në përmirësimin e frymës së biznesit në sektorin e shitjes me pakicë.